Flash News

E-TJERA

Ekuadori rikthen vizat për shqiptarët, gazetarja: Shkak trafiku i drogës

Ekuadori rikthen vizat për shqiptarët, gazetarja: Shkak trafiku i

Ekuadori ka rikthyer vizat për qytetarët shqiptarë prej 24 gushtit. Gazetarja Fatjona Mejdini ka publikuar dokumentin e autoriteteve ekuadoriane teksa thekson se shkak është bërë numri i lartë i shqiptarëve të cilët udhëtojnë drejt Ekuadorit për t’u bërë pjesë e trafikut të drogës.

Mejdini nënvizon se qytetarët e thjeshtë janë ata që penalizohen, pasi trafikantët sigurojnë pasaporta të huaja apo leje qëndrimi.

“Ekuadori qe nga data 24 Gusht e ketij viti ka vendosur viza per te gjithe qytetaret shqiptare. Shkak eshte beri numri i larte i shqiptareve te cilet udhetojne aty per tu bere pjese e trafikut illegal te droges. Por ironikisht, ata qe penalizohen jane qytetaret e thjeshte shqiptare, trafikantet nderkaq kane pasaporta te huaja apo leje qendrimi te ketij vendi”, shkruan gazetarja në Facebook.  

Të fundit