Flash News

E-TJERA

Ekuadori sfidon ‘tre luanët’ në 1/16, ‘tulipanët’ ndeshen me SHBA-në

Ekuadori sfidon ‘tre luanët’ në 1/16,

Anglia dhe SHBA-ja janë skuadrat e dyta që kalojnë në fazën e 1/16.

Senegali mposhti 1-2 Ekuadorin duke sigurur biletën e kualifikimit. Edhe ‘tupilanët’ përjashtuan nga Botërori me dy gola, të ‘zotin e shtëpisë’, Katarin, i cili nuk arriti të sigurojë asnjë pikë në grupin A.

Përballja më e fortë e mbrëmjes ishte ajo mes Iranit dhe SHBA-së. Amerikanët u mjaftuan me golin e Pulisic për të dërguar në shtëpi Iranin.

Anglia vendosi diktat në “Ahmed bin Ali Stadium” duke mos i lënë as një mundësi për të shënuar Uellsit.  ‘Tre luanët’ bënë mrekulli me Rashford i cili shënoi dy herë ndaj Uellsit. Ndërsa Phil Foden mbylli përfundimisht kualifikimin e Anglisë.

Në fazën e 1/16 Holanda do të luajë përballë SHBA-së më 3 dhjetor, ndërsa Anglia zbret në fushë kundër Senegalit më 4 dhjetor.

Të fundit