Flash News

E-TJERA

Ekuatori i nënshtruar para narkotrafikantëve, shqiptarët "mbërthejnë" biznesin dhe poltikën

Ekuatori i nënshtruar para narkotrafikantëve, shqiptarët

Renato Riviera  Drejtor i Observatorit të Ekuatorit për Krimin e Organizuar është  shprehur për gazetën Le Monde , se marrveshja për tregti të lirë me Bashkimin Europian, i ka hapur rrugë rrjeteve ballkanike për të dërguar kokainë.

Riviera veçon shqiptarët per të cilët thotë se tashmë janë instaluar në vend, ku kanë  blerë apartamente, truaj nga kompanitë e bananeve në vështirësi.

 Gjithashtu ai thekson se shqiptarët frekuentojnë botën e sipërmarrjes dhe elitat politike të vendit

 “Në vitin 2016, Ekuadori nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Europian.

Rrjetet ballkanike janë gati të kapin çastin, veçanërisht shqiptarët, të cilët ishin tashmë të instaluar në vend, ku blejnë apartamente, truaj nga kompanitë e bananeve në vështirësi. Shqiptarët frekuentojnë botën e sipërmarrjes dhe elitat politike të vendit”.

 Ndërkohë, kartelet meksikane ruajnë kontrollin e dërgimeve me anije ose me avion, rrjetet ballkanike specializohen në dërgimin e kokainës me kontenier.

Në Europë, kapjet zhvendosen nga Spanja e Portugalia drejt porteve të mëdha të Anvers, të Hamburg-ut dhe të Roterdamit. Në një investigim të quajtur “NarcoBanane”, gazetarja Alina Manrique tregon sesi kokaina është futur në sektroin e eksportit të bananeve.", ka thënë Z. Renato për Le Monde .

Të fundit