Flash News

E-TJERA

Ekzekutimet e shqiptarëve, media greke “zbërthen” skemën: Urdhri erdhi nga burgu i Korydallos

Ekzekutimet e shqiptarëve, media greke “zbërthen”

Ekzekutimit e dy shqiptarëve në Greqi Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranja, por edhe vrasja e Edomd Papës në Tiranë, e cila u zbardh një ditë më parë, kanë bërë që të nisin hetime të thelluara.

Media greke “To Vima” i ka kushtuar një artikull mafias shqiptare, për të cilën heton edhe policia greke, që kanë sjellë një zinxhir vrasjesh. Në këto vrasje, sipas shërbimeve speciale të EL.AS., thuhet se janë përfshirë edhe oficerë policie.

Në artikull theksohet se vrasja e dy shqiptarëve pak javë më parë në mes të Athinës tregon se sa është rritur aktiviteti i mafies shqiptare në Greqi. Cikli i vrasjeve lidhet me “dërgesën e humbur të drogës”.

Më tej theksohet se ka prova se vrasjet janë udhëruar nga shqiptarë që gjenden në burgun e Korydallos. Policia greke mendon se ekzekutimi i Çercizaj dhe Ogranja ka lidhje me vrasjen e 32 vjeçarit Ari Papa nga Saranda në një kafene në Sepolia në maj 2021, pa përjashtuar mundësinë që të jetë i njëjti vrasës.

Sipas Oficerëve të EL.AS. ka edhe “video” të mafiozëve shqiptarë në Athinë duke demonstruar kallashnikovë, përplasje me policët. Në artikull thuhet se janë aktive 15 organizata kriminale qendrore të Shqipërisë dhe “degët” e tyre, të cilat kanë lidhje me trafikun e kokainës (ky aktivitet lidhet me shumicën e vrasjeve në Greqi) me Ndraghetën dhe Camoran në Itali dhe me rrjete kriminale në Kolumbi, Marok, Santo Domingo, Spanjë dhe gjetkë. Përveç kësaj, në trafikun e heroinës ata kanë kontakte me mafian italiane të Pulias.

Gjithashtu shkruhet se një nga grupet kriminale është ajo që operoi në vitet 2005-2008 në Agio Pantaleimona, Kolono, Metaksurgio etj, ku një nga figurat kryesore të saj është Klodian Lekocaj, i cili akuzohet se ka drejtuar në burgje një grup prej 20 anëtarësh, të cilët janë përgjegjës për disa ngjarje si sulmi i përgjakshëm në Mikrolimano në 2014, vrasjen e një 44 vjecari në të njëjtin vit në Metaksurgio dhe sulmin e përgjakshëm ndaj një avokati në Penteli.

I njëjti grup ka ekzekutuar avokatin Mixali Zafiropoulo në 2017. Policia greke nuk përjashton mundësinë që i njëjti grup të fshihet pas sulmeve ndaj 32 vjecarit Ari Papa në qendër të Athinës e që më pas u ekzekutua në Sepolia. Ky i fundit ishte ish pjesëtar i këtij grupi, konkretisht të Agio Pantaleimonas.

 

Të fundit