Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, dy vëllezërit Rrushi kërkojnë lirinë: E kishim mik dhe nuk kishim arsye për ta vrarë

Ekzekutimi e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, dy vëllezërit Rrushi

Dy vëllezërit, Fredi dhe Pajtim Rrushi kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Ata akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ky i fundit u gjet i vrarë më 6 nëntor në Qafë-Mollë, mbrapa malit të Dajtit, dy javë pasi ishte shpallur i zhdukur.

Dy vëllezërit nuk e kanë pranuar krimin me pretekstin se "e kishim mik dhe nuk kishim arsye për ta vrarë". Hoxha ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës dhe babai i dy fëmijëve.

Fredi Rrushi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

 

Të fundit