Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i 23-vjeçares në Fier, ILD nis hetimet për gjyqtarët që liruan nga burgu autorin e krimit

Ekzekutimi i 23-vjeçares në Fier, ILD nis hetimet për

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas ekzekutimit të 23-vjeçares Sabvrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Kreu i ILD-së, Artur Metani deklaron se menjëherë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Fierit, kanë filluar verifikimet mbi rastin dhe veprimet e magjistratëve.

“Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjeçareje nga ish-bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, shkruan ai.

Sabrina Bengaj u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ish-bashkëshorti në shtëpinë e babait të saj. Bengaj sapo ishte kthyer nga puna dhe ishte duke konsumuar darkën në momentin kur Metaj e qëlloi për vdekje.

Mësohet se viktima ishte pajisur me urdhër-mbrojtje nga Gjykata e Fierit. Megjithatë 2 muaj pas daljes nga burgu 31-vjeçari Elton Metaj e vrau 23-vjeçaren në shtëpinë e prindërve.  

Metaj kishte tentuar edhe më herët vrasjen e ish-bashkëshortes. Në vitin 2020, Metaj mbajti për 5 orë peng, Sabrina Bengajn dhe familjen e saj në banesën e tyre, dhe u desh ndërhyrja e RENEA-s dhe FNSH për ta liruar.

Të fundit