Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, identifikohen dy autorët e tjerë në kërkim

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, identifikohen dy

Një ditë pas ekzekutimit të Tauland Gjikaj në Vlorë, policia ka identifikuar dy personat e shpallur për vrasjen e 31-vjeçarit.

Mësohet se, janë shpallur në kërkim shtetasit Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët kanë ndihmuar autorin e krimit, 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, në kryerjen e ekzekutimit. Ky i fundit u arrestua ditën e djeshme pas atentatit.

Të tre këta persona morën pjesë në vrasjen e Gjikajt, dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë  31-vjeçarin ndërsa një i tretë i ka pritur në makinën për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se 31-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Ai ishte një emër i njohur për policinë pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penal.

Të fundit