Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i 32-vjeçarit në Durrës, pista kryesore e hetimit prishja e pazareve të drogës

Ekzekutimi i 32-vjeçarit në Durrës, pista kryesore e hetimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me breshëri automatiku i 32-vjeçarit Ilir Kuçit, pasditen e djeshme në Durrës.

Mësohet se në momentin e ekzekutimit, i riu Edmir Bregu, i cili mbante dhe një tjetër emër, Ilir Kuçi, po lëvizte me një makinë tip "Porsche Cayene".

Ai kishte "lidhje" me vendin ku u vra, pasi aty banonte vjehrri i tij, si dhe të shumtën e kohës ai e kalonte në një lokal aty pranë që e kishte dhe si ‘bazë’.

Sapo ka zbritur nga automjeti që është parkuar, u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa vetë është person problematik pasi rezulton i dënuar në Itali si dhe në Durrës shoqërohej me persona me precedentë.

Mësohet se 32-vjeçari ishte origjinë nga Kukësi, por jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Aktualisht po hetohet në 3 pista, ku kryesorja është prishja e pazareve të drogës ku po hetohet dhe aktiviteti i 32-vjeçarit jashtë shtetit.

Të fundit