Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Laç, policia shoqëron mbi 10 persona

Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Laç, policia shoqëron mbi 10

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u gjet i pajetë pranë banesës së tij në fshatin Zhejë.

Policia ka shoqëruar mbi 10 persona, kryesisht banorë të zonës, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, uniformat blu po vijojnë kërkimet në masivin pyjor pranë vendit të krimit, në përpjekje për të gjetur ndonjë gjurmë të autorit apo autorëve.

Si ndodhi krimi?

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 67-vjeçari është qëlluar me një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja pistolete. Viktima u gjet nga dy banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Familjarët kanë deklaruar se ai kishte folur me të vëllanë, që ndodhet jashtë vendit, rreth orës 16:00, çka tregon se vrasja ka ndodhur pak minuta më pas.

Dy pistat kryesore të hetimit
Hetuesit po punojnë mbi dy pista kryesore:

Hakmarrja – Dy djemtë e viktimës, Enrik dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras, çka mund të ketë sjellë një akt gjakmarrjeje.


Konflikt pronësie – Viktima kishte nisur të hapte një tokë në një zonë të pyllëzuar, ku edhe u gjet i vrarë, duke ngritur dyshime për një përplasje për pronën.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës dhe po kryen verifikime në automjetin e tij. Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes.

Të fundit