Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Arben Zylyftarit/ Mediat gjermane: Genc Tafili ra në kurthin e një ish-polici

Ekzekutimi i Arben Zylyftarit/ Mediat gjermane: Genc Tafili ra në kurthin e

22 vite nga vrasja kolonelit Arben Zylyftari në Shkodër, policia gjermane vuri në pranga autorin kryesor të dyshuar, Genc Tafili.

Tafili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Zylyftarit. Pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha lirime kusht Tafilin, i cili kishte kryer 17vite burg nga 25, Apeli kërkoi rikthimin e tij në qeli në maj të vitit të kaluar.

Mediat gjermane shkruajnë se në momentin kur u arrestua, Tafili po planifikonte të udhëtonte drejt Stambollit për Vitin e Ri. Ishin autoritete policore gjermane që ndaluan Tafilin në aeroport. Pritet nëse do të bëhet apo jo ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Ndër të tjera, raporton se Genc Tafili ka dëshmuar se nuk është ai vrasësi i kolonelit në Shkodër, por se ishte një kurth i ish-policit Prelë Pjetrushi.  

Kryepolici Arben Zylyftari u vra në gusht të vitit 2000, në Shkodër gjatë një operacioni armësh. Aty Zylyftari bashkë me kolegët e tij identifikuan një person të shumëkërkuar nga policia. Aty kanë hasur në breshëri plumbash, ku personat që kanë qëlluar ishin Bahri Tafili dhe djali i tij Admir Tafili. Për ngjarjen u arrestuan Admiri dhe vëllai i tij Genc Tafili.  

Të fundit