Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Zhvillohet gjyqi ndaj autorëve në Londër, ja çfarë u vendos

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Zhvillohet gjyqi ndaj autorëve në

Është zhvilluar këtë të mërkurë në Londër seanca parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia.

Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare nën dyshimin e bashkëpunimit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 Prill 2023.

Vetë Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë. Ndërsa, Harriet Bridgeman iu bashkua online nga shtëpia e saj. Leëis Green avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në gjykatë të një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri.

Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia.

Gjykatësi Daniel Sternberg vendosi vijimin e lirisë me kusht nën monitorimin elektronik për Bridgeman, ndërsa tre të bashkë-akuzuarit e tjerë do të vijojnë qëndrimin në paraburgim.

Ndërsa shteti shqiptar kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga Croën Prosecution Service, prokuroria angleze, duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 tetor.

Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e Nëntorit.

Qëndron ende  në arrati britaniku tjetër Harry Simpson person me Kartelë të Kuqe Interpoli pasi një urdhër arresti nga Policia Shqiptare.

Sakaq në Marok është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli Ruben Saraiva njeriu që sipas policisë shqiptare është autori vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt.

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri  me 19 prill  në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30.

Si nisi përplasja mes fiseve

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal, drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura, por që dyshohet se kanë lidhje me gjakmarrjen mes dy fiseve.

Më 19 Prill 2023 u ekzekutua Ardian Nikulaj, ndërsa sot policia konfirmoi se vrasja ndodhi për motive gjakmarrje.

Të fundit