Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, autori e mbajti nën vëzhgim për një javë

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, autori e mbajti nën vëzhgim për

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Mësohet se autori i cili kreu vrasjen e ka mbajtur nën vëzhgim Nikulajn për një javë, duke monitoruar të gjitha lëvizjet e tij.

Dyshohet se autori i cili u shfaq ditën e vrasjes del në pamjet filmike një ditë para ekzekutimit, është po i njëjti. Identifikimi i autorit deri tani është i pamundur për shkak të skafandrës dhe maskës që ka përdorur për t’u kamufluar.

Ardian Nikulaj kandidonte në zgjedhjet vendore të 14 majit nën logon e PSD-së për anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Nikulaj më herët kishte qenë edhe kandidat për deputet i Tom Doshit.

Nikulaj rezulton se në vitin 2003 kishte ndërruar mbiemrin e tij nga Marku në atë aktualin që mbante sot. Biznesmeni kishte një resort luksoz në zonën e Ranës së Hedhun.

Deri tani një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes për nëj konflikt që kishte pasur me fisin Lekstakaj. Megjithatë nuk ëshët përjashtuar as mundësi që vrasja të ketë sfond politik. Nikulaj ishet prozicionuar në krah të kandidatit të opozitës në atë zonë në zgjedhjet e 14 majit.

Të fundit