Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për Ruben Saraivan
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shengjin.
29-vjeçari u paraqit këtë të premte në prokurori, ku iu komunikua akuza për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Dosja penale pritet tani të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e ndarë nga dosja e të akuzuarve të tjerë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe.
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill 2023 brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator dyshohet se është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit.