Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Identifikohet bashkëpunëtori i autorit

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Identifikohet bashkëpunëtori i autorit

Është identifikuar bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së Behar Sofisë më me 25 shkurt të këtij viti te Piramida. Ndaj 45-vjeçarit, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

I identifikuari si B. L ndodhet në paraburgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit, me silenciator shumë afër banesës së tij pranë Piramidës. Autori i vrasjes, Ernejt Shyti, pranoi asokohe se i ishin ofruar 50 mijë euro shpërbim për kokën e Sofisë. Ky i fundit njihej edhe si ‘padroni i drogës’.

Njoftimi:

Identifikohet bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së shtetasit B. S.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 45-vjeçarin.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri shtetasi B. S., 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.

Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin B. L., 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi, në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit B. L., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Të fundit