Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, gjendet një motor i djegur në Kodrën e Sharrës

Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, gjendet një motor i djegur

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmë  në Tiranë, ku i vdekur mbeti biznesmeni Bujar Nasufi.

Policia e Tiranës njofton se sot ka gjetur motorin e djegur të autorit të dyshuar për vrasjen e 56-vjeçarit.

“Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 Kujtojme se Nasufi u qëllua për vdekje me 2 plumba në zonën e “Pallatit me Shigjeta” brenda në automjetin e tij, teksa ndodhej pak metra larg banesës. 

Të fundit