Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i bzinesmenit në Elbasan, 10 të shoqëruar, ‘blindohet’ Juglindja

Ekzekutimi i bzinesmenit në Elbasan, 10 të shoqëruar,

Edmond Mëhalla u ekzekutua me dy plumba, mbrëmjen e së dielës në lagjen "Emiri Metraxhiu" në Elbasan.

10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për vrasjen e biznesmenit.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për këqyrjen e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.

Katër postblloqe janë ngritur në Korçë, Pogradec e Devoll pas ngjarjes ku mbeti i vrarë 43-vjeçari.

Direktivat që oficerët e policisë kanë marrë është kontrolli i mjeteve Audi me ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se pas ngjarjes autorët e vrasjes të kenë lëvizur drejt Librazhdit ndaj juglindja mbetet një “derë” kryesore në rast se do duan të kalojnë drejt Greqisë.

 

Të fundit