Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Erigers Mihasit, flet shoku i viktimës: Ishte i kujdesshëm kur lëvizte, kishte disa muaj që nuk ulej në lokale

Ekzekutimi i Erigers Mihasit, flet shoku i viktimës: Ishte i

Është zbardhur dëshmia e një prej miqve Erigers Mihasit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në një nga zonat më populluara të Tiranës.

Shoku i viktimës A.H., ka thënë për policinë se 32-vjeçari ishte i kujdesshëm kur lëvizte dhe nuk ulej prej disa muajsh në lokale, sipas 'News 24'.

“Erigersi ishte shumë i kujdesshëm kur lëvizte, kontrollonte deri me 4 makina mbrapa. Kishte disa muaj që nuk ulej në lokale, por kur dilte me ta lëvizte me makinë”, ka thënë shoku i viktimës.

Atentati mafioz dyshohet se është një larje hesapesh mes bandave kriminale. Mihasi ishte një emër i njohur për policinë. Për vrasjen e tij dhe të Armando Dumanit, që ishte me 32-vjeçarin në makinë po hetohen anëtarët e “klanit Duka”.

Të fundit