Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Gilmando Danit, gazetari: Të përfshirë shumë persona, të dhënat janë marrë nga TIMS

Ekzekutimi i Gilmando Danit, gazetari: Të përfshirë shumë
Gazetari Sokol Bregu  deklaroi se ekzekutimi i Gilmando Danit ishte i mirëmenduar dhe nuk mund të parandalohej nga Policia. Duke folur në Mcn Tv, Bregu dyshon që lëvizjet e Danit mund të jenë parë nga një polic përmes sistemit TIMS.

Gazetari tha se duket e çuditshme se si Gilmando Dani ka dalë nga Shqipëria duke qenë në liri me kusht. Sipas tij, ne këtë vrasje kanë marrë pjesë shumë persona. 

“Duhet të hulumtosh shumë vite më parë, besoj që gjithë historia lidhet me faktin që janë banorë të së njëjtës lagje, kanë një lidhje shumë të fortë, për shkak se gjatë gjithë kohës janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe në paraburgim kanë qenë të dy në qeli. Janë shumë miq. Ky organizatë në logjikë ka shumë anëtarë, por jo të gjithë mund të kenë një miqësi të fortë. Viktima ishte miku i tij (Shullazit) më i ngushtë, pastaj edhe pjesë e grupit kriminal. 

Akuza që rëndonte mbi të ishte ajo e gjobvënies. Ishte jashtë Shqipërie, në momentin që është kthyer, është goditur. Në Shqipëri të gjithë të rinjtë janë të gatshëm të militojnë nëpër organizata! Kurrë më parë s’ka pasur një dëshirë kaq të madhe për të milituar në një organizatë kriminale! Nuk mund të parandalohej. Asnjë vrasje s’mund të parandalohet. Ishte shumë e mirëmenduar. Mund të parandalohet kur burri ka goditur gruan 10 herë në shtëpi, dhe herën e 11-të e vret.  

Ajo që dyshoj unë është që lëvizjet e Gilmando Danit mund të jenë parë nga një tjetër polic në sistemin TIMS. Ka vetëm një mënyrë për të ndjekur një person kur udhëton TIMS. Mund të jepet direkt sinjali që ka hipur diku në një avion, pastaj pret avionin nga po vjen. Dyshimi kryesor është mbi TIMS-in. Ajo që duket pak e çuditshme është si ka lëvizur ky në liri me kusht, si ka dalë nga Shqipëria. 

Mendoj që në këtë vrasje kanë marrë pjesë shumë persona, dikush ka siguruar makinën, një që e ndjek, një që ka informacion që po hipte në avion nga Barcelona në Shqipëri është vetëm në TIMS. Fushë-Kruja është vendi më i lehtë për t’u fshehur nëse kryen një krim. Kur të shkojë RENEA vrasësit kanë një orë kohë për t’u larguar”. 

Të fundit