Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Kristian Markut, 4 të shoqëruar në Rrëshen, pistë hetimi hakmarrja mes fiseve Reçi-Bardhi

Ekzekutimi i Kristian Markut, 4 të shoqëruar në Rrëshen,

Policia ka shoqëruar 4 persona në lidhje me vrasjen e Kristian Markut, mbrëmjen e së hënës në Novoselë të Vlorës.

Marku dyshohet se mori 3 plumba në trup.

Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes pasi Kristian Marku ose i njohur me identitetin tjetër, Kristian Bardhi, rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit i ekzekutuar në vitin 2023.

Dyshohet se vrasja e Kristian Markut, vjen si vijim i hakmarrjes 28-vjeçare mes disa fiseve Reçi e Bardhi në Rrëshen.

Në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në 26 mars të po këtij viti në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim Saimir Reçit. Por, nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarjes dhe arriti të fitojë lirinë.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.

Të fundit