Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Mond Mëhallës, shoqërohet një person

Ekzekutimi i Mond Mëhallës, shoqërohet një person

Naldo Gjoni me banim në Lezhë, është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet si i implikuar në vasjen e biznesmenit Mond Mëhalla, mbrëmjen e kaluar.

Ka dyshime se GJoni ka përdorur ditët e fundit automjetin tip “Audi”, i cili u përdor në atentatin e djeshëm dhe u gjet sot i djegur në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas raportimeve në media, N.Gj është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.

Raportohet se policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit