Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Saimir Hoxhës, policia: Aldi Rama ndërroi jetë sot rreth orës 05:35; dy të arrestuarit

Ekzekutimi i Saimir Hoxhës, policia: Aldi Rama ndërroi jetë sot

Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen e djeshme, ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha. Ajo bën me dije se në flagrancë u arrestuan Armando Marku 26-vjeç dhe Kristian Sherri 27-vjeç. Të dy të rinjtë banojnë në Lezhë.

Gjithashtu njofton se autori i dyshuar për vrasjen e efektivit, Aldi Rama ndërroi jetë rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë autopsinë dhe gjithë veprimet e tjera ligjore.

"Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë S. H., në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 26 vjeç dhe K. Sh., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërkohë, rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama", bën me dije policia.

Kujtojmë që ndryshe nga dy të rinjtë, Aldi Rama nuk u dorëzua, por qëlloi në drejtim të patrullës së policisë dhe u largua nga vendngjarja. Ai qëndroi i fshehur për disa orë dhe kur u lokalizua nga policia, qëlloi veten.

Ekzekutimi i Saimir Hoxhës, policia: Aldi Rama ndërroi jetë sot

 

Të fundit