Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës, i ati mëson ‘live’ vrasjen e të birit

Ekzekutimi i Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës, i ati

Xhuljan Bullari është 25-vjeçari që u gjet sot i pajetë në një automjet në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës. I riu u qëllua për vdekje me një plumb në kokë.

Kanë qenë familjarët e 25-vjeçarit ata që identifikuan trupin e Bullarit në morg.

Moment prekës është çasti kur babai i Xhuljan Bullarit merr vesh lajmin për vdekjen e të birit. Teksa gazetari i SyriTv, Enriko Gabaj po raportonte live nga drejtoria e Policisë së Vlorës.

Babai i Xhuljano Bullarit shfaqet në kamera dhe në momentin që dëgjon për ekzekutimin e Xhuljano Bularit largohet duke qarë me duar në kokë.

Në një prononcim për mediat, jashtë kamerave babai i Xhuljanit ka deklaruar se nuk ishin të informuar nëse djali kishte konflikte me dikë. E vetmja gjë për të cilën familjarët ishin në dijeni, është udhëtimi që ai do të bënte shumë shpejt drejt Gjermanisë te vëllai i tij.

“Është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani të vëllai, pasi  donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur babai i Xhuljano Bullarit jashtë kamerave.

 

Të fundit