Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi mafioz i Everest Çakës, gazetari sqaron si nisi seria e vrasjeve: Zanafilla është në Spanjë, ka 7 të vrarë nga 2008

Ekzekutimi mafioz i Everest Çakës, gazetari sqaron si nisi seria e

Gazetari Artan Hoxha ka shtjelluar ngjarjet njëra pas tjetrës që fshihen pas vrasjes së Everest Cakës mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

I ftuar në Opinion, Hoxha thotë se gjithçka e ka zanafillën në Spanjë të vitit 2008.

“Vëllai i Everestit, Alfons Çaka kishte shkuar në Spanjë me familjen. Aty ndodhej Florenc Alikaj, dhe ka kërkuar punë. I ka dhënë punë, i ka dhënë mall për të shitur. Në një moment nuk i ka kthyer lekët. Florenc Alikaj e kërkon për ta gjetur. E gjen në një lokal dhe në prezencë të njerëzve të tjerë e qëllon me shuplakë. Nga ai moment fillon konflikti me ta.

Një javë më vonë vjen Zenel Çami nga Italia, ishte miku i ngushtë me Florenc Alikaj. Vendosën të shkonin në darkë në një restorant. Rrugës ndalojnë në karburant. Aty ju vjen një makinë në krah. Vëllai i viktimës së djeshme dhe qëllon. Te e shtëna e dytë pistoleta i bllokohet. Nga krahu i pasagjerit del Zenel Çami dhe vret Alfons Cakajn.

 Pas ngjarjes, vëllai tjetër i Florenc Alikaj shkon tek familja e Everest Çakës, ja shpjegon ngjarjen dhe i thotë që në rastin konkret djali juaj ka qëlluar vëllain tonë dhe e ka plagosur, por se ka vrarë vëllai ynë djalin tuaj. Në varrimin e Flornes Çakës kanë qenë edhe  familjarët e Florenc Alikajt. Pas ngjarjes Alikaj dhe Nel Çami shkojnë në Itali. Alikaj detyrohet të kthehet në Spanjë se i lind nusja. Duke shkuar në maternitet e ndalon policia. I kërkon çfarë ka ndodhur, kush e ka bërë vrasjen dhe ky nuk e tregoi prezencën e Zenel Çamit, sepse i shpëtoi jetën. Zenel Çami në këtë moment është zhdukur. Mendohet se ai ndodhet diku në Amerikën latine dhe është shumë i fuqishëm atje.

Pas kësaj Florenc Alikaj shkon në burg, por nuk e tregon të vërtetën. Shkon në Apel ku ka paguar 800 mijë euro dhe dënimi shkoi në 6 vjet nga 16 vjet.

Nga ky moment hyn në lojë Everesti. Së pari vritet vëllai i Florenc Alikaj, që ishte shofer autobuzi në Elbasan dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Pasi del nga burgu Florenc Alikaj vjen në Elbasan, vritet dhe ai. Në të dyja rastet autori i dyshuar është Everest Çakaj.

Në pamundësi për të gjetur Zenel Çamin, ai ka vrarë dy vëllezërit dhe babain e tij. Për këtë ngjarje aty është gjetur një ADN e autorit. Dyshimi ka qenë për vrasje me pagesë dhe dyshimi ka qenë që pas kësaj ngjarjeje është Everest Çakaj”, tha Hoxha.

Sa i përket viktimës Everest Çaka që u vra në Elbasan, Artan Hoxha thotë se ishte i përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit në Spanjë.

 

Të fundit