Flash News

E-TJERA

Ekzekutohen dy shqiptarë në Greqi, një prej viktimave njihej si ‘kumbari’ i klubeve të natës

Ekzekutohen dy shqiptarë në Greqi, një prej viktimave njihej si

Dy shqiptarë janë ekzekutuar në Athinë, Greqi teksa po pinin kafe në një lokal gjatë mbrëmjes së djeshme. Ndërsa një grua, e cila ishte kliente ka mbetur e plagosur.

Shkak i atentatit dyshohet se është bërë larja e hesapeve. Autori është afruar te tavolina e shqiptarëve dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tyre.

Njëri prej tyre mori dy plumba në kokë dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri u dërgua në spital por nuk mundi të shpëtonte.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari që u vra me dy plumba në kokë është mjaft i njohur në zonë si person problematik. Ata njiheshin ndryshe edhe si ‘kumbarët’ e klubeve të natës.

Dyshohet se atentati ndaj tyre është i mirëmenduar pasi është planifikuar prej kohësh.

Identiteti i dy shqiptarëve ende nuk është publikuar, ndërsa autori nuk është identifikuar. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të fundit