Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet 36-vjeçari shqiptar në Britani, bashkëkombësi e masakroi me thikë

Ekzekutohet 36-vjeçari shqiptar në Britani, bashkëkombësi

Një 36-vjeçar është ekzekutuar nga bashkëkombësi i tij në West Green të Anglisë. Mediat angleze bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Ergys Koci nga Hari ngey.

Trupi i Kocit u gjet i pajetë në një banesë në rrugën “West Green”, të martën rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Autor i krimit është shpallur shqiptari Briken Quni 42 vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se Quni e ka masakruar viktimën me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda përveç se në trup, edhe në kafkë. Quni u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Angli.

Ndërkohë pas lajmit për vdekjen e Ergys Kocit, familja e tij është duke u mbajtur nën kujdesin e efektivëve të posaçëm nga policia britanike.

Të fundit