Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet 40-vjeçari në Vlorë, policia gjen një automjet të djegur

Ekzekutohet 40-vjeçari në Vlorë, policia gjen një automjet
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është qëlluar për vdekje, gjatë kohës që po ecte në këmbë. Autorët ishin brenda një makine. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”.

40-vjeçari humbi jetën në spitalin e Vlorës, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës, ku është gjetur një makinë e djegur tip "Toyota Yaris".  Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov, me të cilën  mendohet që mund të jetë ekzekutuar 40-vjeçari.

Të fundit