Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet me 5 plumba në restorant, kush është 42-vjeçari nga Lushnja u vra në sy të partneres në Spanjë

Ekzekutohet me 5 plumba në restorant, kush është
Në foto: Restoranti 'The Orange Tree' në El Albir ku po darkonte viktima

Një 42-vjeçar nga Lushnja është ekzekutuar në Spanjë, teksa po darkonte në një restorant me të dashurën.

Viktima Brandon Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, një burrë i maskuar i është afruar tavolinës, duke qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas është larguar nga vendngjarja.

Shqiptari u dërgua menjëherë në spital për t'iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale por nuk arriti t'i mbijetojë dot plagëve të marra.

Bregu ishte një emër i njohur për autoritetet spanjolle, pasi ishte prej disa kohësh nën hetim për trafik narkotikësh. Nga të dhënat paraprake, mësohet se pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve lidhur me trafikun e drogës.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles.

Të fundit