Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet me armë shqiptari në Pisa, vrasësit në arrati

Ekzekutohet me armë shqiptari në Pisa, vrasësit në arrati

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pisa, Itali, ku një shqiptar, Beni Arshiaj, 37 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në prani të djalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij, sapo ai ishte kthyer me furgonin e tij pas orës 21:00.

Sipas mediave italiane, dy burra e qëlluan në kokë dhe më pas u larguan me vrap.

Dëshmitarët raportuan se kanë parë dy persona duke u larguar me një motoçikletë pas të shtënave, por nuk është ende e qartë nëse ata kanë lidhje të drejtpërdrejtë me krimin.

Motivi i vrasjes mbetet i paqartë ndërkohë që hetimet janë në vazhdim. Arshiaj, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, mbeti i vrarë në këtë sulm të papritur.

Të fundit