All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ekzekutohet me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë

All - Paragraf - 1

Ekzekutohet me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë

Një 58-vjeçar është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Ai punonte si roje objekti, në një pallat, i cili ishte në proces ndërtimi.

All - Paragraf - 3

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia

Të fundit