Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet me sniper në banesë 23-vjeçari në Vlorë, gjendet “BMW” e djegur që dyshohet se u përket autorëve

Ekzekutohet me sniper në banesë 23-vjeçari në Vlorë,

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë, u qëllua me armë sniper Gezim Sinomati, 23 vjeç.

I riu u qëllua teksa ndodhej në ballkonin e banesës së tij pranë Poliklinikës. Dyshohet se një plumb në kokë i ka marrë jetën të riut.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjes, ndërsa janë shoqëruar të paktën 10 persona të dyshuar në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit.

I riu ishte kthyer nga Belgjika për pushime, ku disa vite më parë është arrestuar për armëmbajtje pa leje, edhe pse në një moshë të vogël.

Pak orë pas ngjarjes, është gjetur dhe një mjet tip “BMË” e djegur pranë zonës së stacionit të trenit, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Të fundit