Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet me tetë plumba shqiptari në Bruksel, lidhja me porositësin e disa vrasjeve në Elbasan

Ekzekutohet me tetë plumba shqiptari në Bruksel, lidhja me

 

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel.

Sipas të dhënave të para nga mediat belge, një 38-vjeçar shqiptar i identifikuar si Ardit Spahiu nga Elbasani është qëlluar me tetë plumba pranë lagjes së njohur Molenbeek, nga ku ndërroi jetë në vend.

Nuk dihet ende shkaku i vrasjes, por sipas të dhënave, Spahiu ka qenë i arrestuar në Shqipëri për vrasjen e Gëzim Alikajt në vitin 2010.   

Nga ana tjetër, Spahiu ishte i afërt me Erion Alibejt, të cilin e kishte vëllain e burrit të motrës,i cili njihet si një personazh në botën e krimit në Elbasan, tashmë i arrestuar.

Ai akuzohet se është porositës i vrasjeve në Elbasan, por nuk dihet nëse ekzekutimi i 38-vjeçarit ka të bëjë me Erion Alibejn.

Sipas mediave vendase, viktima jetonte ilegalisht në Belgjikë.

 

 

Të fundit