Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet në atentat ish-polici në Malësi të Madhe, pak ditë më parë ishte kthyer nga Anglia

Ekzekutohet në atentat ish-polici në Malësi të Madhe, pak
Sokol Çelaj

Një 58-vjeçar u qëllua për vdekje në një atentat me armë zjarri pak metra larg shtëpisë së tij mbrëmjen e djeshme në fshatin Reç në Malësinë e Madhe.

Mësohet se viktima, Sokol Çelaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej 20 vitesh, ishte në makinën e tij tip Benz ML, bashkë me bashkëshorten e tij në momentin kur është qëlluar me breshëri plumbash, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa e shoqja fatmirësisht nuk është lënduar.

Në dëshminë e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person ka dalë para makinës me kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ajo ka thënë se nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësirës.

Mësohet se viktima, i njohur si ish-polic, ka vrarë një person me armën e shtetit në vitin 1989, ndërsa ngjarja asokohe u konsiderua aksidentale dhe Çelaj bëri rreth 6 vite burg. Nuk dihet ende nëse vrasja e tij ka lidhje me ngjarjen e 1989-ës.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes.

Të fundit