Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet në prag të shtëpisë 35-vjeçari, vëllai i vrarë në 'Masakrën e Çoles'; vritet në lokalin e tij një 62-vjeçar, plagoset i biri

Ekzekutohet në prag të shtëpisë 35-vjeçari,
Shkëlzen Veliaj

Dy vrasje kanë ndodhur rreth mesantës, në Vlorë dhe një në Lushnjë. Si pasojë e një atentati para pallatit, ku banonte ka humbur jetën Shkëlzen Veliaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Velaj po hynte ne pallatin ku banonte, teksa u qëllua me breshëri plumbash. Ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia bën me dije se: Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve  të ngjarjes. 35-vjeçari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të 2015-ës.

Vetëm pak minuta pas ekzekutimit në Vlorë është regjistruar një tjetër vrasje në Lushnje. Një konflikt i çastit ka çuar në vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij, Kejdi Qorrit. Ky i fundit është në spital, ku po merr ndihëmn e nevojshme mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Rako Qorrit, rreth orës 23:47. Kështu bën me dije policia, ndërsa njofton se është kapur edhe autori, Sofokli Shani. Ky i fundit është kapur vetëm pak minuta pas vrasjes.

Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes që çuan në vrasjen e 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

"Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit