Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet presidenti i një komuniteti në Greqi, i dyshuar autor një 44-vjeçar shqiptar

Ekzekutohet presidenti i një komuniteti në Greqi, i dyshuar autor

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Aitoloakarnaninë pasditen e së shtunës, më 17 janar, ku u vra me armë zjarri presidenti i komunitetit Lithovouni, 51-vjeçari Kostas Alexandris.

Sipas mediave greke, Alexandris ishte parë më herët në një kafene të zonës. Më pas, teksa po udhëtonte me automjetin e tij, ai ka vënë re një makinë tjetër që po lëvizte drejt zonës së Agios Andreas, e drejtuar nga një 44-vjeçar shqiptar, i cili më vonë u identifikua si autori i dyshuar i vrasjes.

Burime policore raportojnë se viktima dyshohet se e ka ndjekur automjetin e autorit. Gjatë ndjekjes, 44-vjeçari ka bërë një kthesë të menjëhershme, duke pretenduar se është ndjerë i kërcënuar nga viktima. Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, ai ka deklaruar se ka qëlluar i pari nga frika për jetën e tij, duke thënë: “Nëse nuk do ta bëja unë, do ta bënte ai.”

Banorë të zonës bëjnë me dije se mes viktimës dhe autorit kishte pasur njohje të hershme, madje miqësi, por marrëdhëniet ishin përkeqësuar gjatë vitit të fundit për shkak të konflikteve personale. Sipas dëshmive, mes tyre kishte pasur përplasje të forta dhe kërcënime, ndërsa në një rast më herët ishin përfshirë edhe armë zjarri.

Kostas Alexandris përshkruhet nga miqtë dhe bashkëfshatarët si një njeri familjar dhe i përkushtuar. Ai kujdesej për nënën dhe vëllain e tij, të cilët kishin nevojë për asistencë të vazhdueshme, ndërsa familja e tij mbetet e tronditur nga humbja.

 

Të fundit