Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi bashkëshortin me 4 plumba në Milot, gjykata dënon me 9 vite burg 38-vjeçaren

Ekzekutoi bashkëshortin me 4 plumba në Milot, gjykata dënon me 9

Gjykata e Apelit ka dënuar me 9 vite burg 38-vjeçaren V.D e cila ekzekutime armë zjarri bashkëshortin e saj K.D,në Milot. Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë ku nga 17 vite burgim që i ka caktuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, e ka zbritur në 9 vite.

“Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 485 datë 26.10.2021 vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr.1008-136, datë 09.10.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, lidhur me veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal. - Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër të tij, si më poshtë: Deklarimin fajtore të të pandehurës V.D, për kryerjen e veprës penale "Vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike" parashikaur nga neni 82 i K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim. - Ne zbatim te nënit 55 te K.Penal, dënimin përfundimtar të të pandehurës V.D me 9 vjet burgim,” njofton gjykata.

Të fundit