Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi gjyqtarin në sallën e gjyqit, del foto e autorit të dyshuar

Ekzekutoi gjyqtarin në sallën e gjyqit, del foto e autorit të

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Elvis Shkambi, autor i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit. 

Burime për mediat bëjnë me dije se pasi ka zbrazuar armën drejt gjyqtarit, Shkambi ka pranuar fajësinë dhe pa asnjë rezistencë është arrestuar nga Policia.

Krimi ndodhi gjatë një seance gjyqësore për pronat, ku Shkambi ishe palë në proces. Sapo gjyqtari ka shpallur vendimin në favor të palës tjetër, Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Plumbat i morën jetën gjyqtarit, ndërsa mbetën të plagosur Ervis dhe Ragip Kurtaj (babë e bir) pala tjetër që ndodheshin në sallën e gjyqit. 

Krimi i rëndë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare të cilat vendosnin ndër të tjera në pikëpyetje sistemin e sigurisë në institucionet e drejtesisë në vendin tonë, se si është e mundur që të futet aq lehtë një person i armatosur gjatë një seance gjyqësore. 

Të fundit