Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi ish-bashkëshorten dy muaj pasi doli nga burgu, rasti i Sabrina Bengajt, një vrasje e paralajmëruar

Ekzekutoi ish-bashkëshorten dy muaj pasi doli nga burgu, rasti i Sabrina

Një 23-vjeçare, nënë e një vajze të mitur u ekzekutua me armë zjarri mbrëmë vonë në Fieri nga ish-bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e prindërve të viktimës, Sabrina Bengaj në fshatin Zhupan,  ndërsa autori Elton Metaj u arrestua në një zonë të pyllëzuar vetëm tre orë pas krimit.

Çifti ishte divorcuar disa muaj më parë, ndërsa problemet mes tyre në tetë vite martesë, nga e cila kishin një vajzë 3-vjeçare, ishte pohuar nga familjarët e të dyja palëve.

Metaj ndërkohë kishte vetëm dy muaj që kishte lënë qelinë e burgut, pasi në shtator të vitit të kaluar u arrestua për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Kjo pasi Elton Metaj më 20 shtator 2020, Eltoni për më shumë se 5 orë, e mbajti bashkëshorten dhe familjen e saj peng në shtëpinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh ndërhyrja e RENEA-s dhe FNSH për ta liruar.

Familjarët e të ndjerës për ngjarjen e ndodhur bëjnë fajtorë gjyqtarët për lirimin e autorit nga burgu.

“Në 20 korrik kishte dalë nga burgu. Nuk e di, fajin e kanë e gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë dhe që sot bëri hatanë e madhe”, deklaron pas ngjarjes vëllai i viktimës, Armando Benga.

Me 22 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari nga Peshtan Bregasi, Elton Meta (Benga) u paraqit në gjykatën e Fierit me akuzat “Armëmbajtje pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

 

Të fundit