Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi me armë zjarri recepsionistin e hotelit në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori i dyshuar

Ekzekutoi me armë zjarri recepsionistin e hotelit në Dhërmi,

Arrestohet në Greqi Gerald Shehu, i dyshuar si autori që ekzekutoi me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, banues në Tiranë, i cili punonte recepsionist hotel 'Greccia' në Dhërmi.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës ku 43-vjeçari ka marrë peng Nevruzin i cili punonte si recepsioninst në hotel dhe më pas e ka ekzektuar me armë zjarri, por trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

Pas krimit autori është larguar drejt Greqisë, por u kap disa orë më vonë. Dyshohet se 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit, por nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat e hetimit: Një për një konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparëshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku dhe viktima dhe autori jetonin.

Shehu është dhëndri i pronares së hotelit në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi ishte angazhuar si recepsionist.

 

Të fundit