Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi me kallashnikov ish-bashkëshorten, Gjykata lë në burg Elton Metajn

Ekzekutoi me kallashnikov ish-bashkëshorten, Gjykata lë në burg

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 31-vjeçarin Elton Metajn i cili ekzekutoi disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçaren Sabrina Bengaj.

Metaj akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku Metaj i armatosur me kallashnikov, shkoi në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes dhe e qëlloi atë për vdekje.

Kujtojmë se, Metaj kishte paralajmëruar në ngjarje të tillë në vitin 2020 kur kishte mbajtur peng familjen e ish-bashkëshortes së bashku me të. Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA, për të neutralizuar situatën dhe për të shpëtuar viktimën dhe familjen e saj.

Të fundit