Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi shefin në Britani se “po bënte komplot me djallin”, shqiptari apelon dënimin e përjetshëm

Ekzekutoi shefin në Britani se “po bënte komplot me
Në foto/ Jonathan Limani

Një shqiptar i punësuar si kamerier ekzekutoi para 11 vitesh në Britaninë e Madhe, shefin e tij teksa ky i fundit ishte duke konsumuar cigare.

Mediet e huaja raportojnë sot se shqiptari me pasaportë suedeze, Jonathan Limani, ka apeluar dënimin e përjetshëm të caktuar nga Gjykata e Oksfordit. Asokohe, në bazë të vendimit, thuhej se Limani vuante nga skizofrenia paranojake dhe pas krimit u dërgua në psikiatri.

Edhe sot mjekët e psikiatrisë pohojnë se Limani përbën një rrezik për shoqërinë, pavarësisht se ai ka shprehur pendesë për krimin që bëri.

Vrasja ndodhi më 21 gusht të vitit 2012. Shefi i tij Christopher Varian doli në pushimin e drekës për të konsumuar një cigare. Limani është shprehur se Varian “po bënte komplot me djallin në dëm të tij.” Në këtë moment, pohon shqiptari, “ka dëgjuar zëra nga Zoti” dhe menjëherë ka marrë thikën e djathit duke i prerë kokën shefit të tij.

Ngjarja ka ndodhur dy vite pasi Jonathan Limani kishte mbërritur në Britani. Mediet suedeze bëjnë me dije se deri tani gjykata e ka rrëzuar kërkesën e Limanit për të rishikuar dënimin e përjetshëm.

Të fundit