Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi shqiptarin në sy të së motrës, lihet në burg autori i krimit

Ekzekutoi shqiptarin  në sy të së motrës, lihet në burg

Është lënë në burg nga Gjykata e Lartë e Podgoricës, 27-vjeçari Dino Ibrahimoviç, i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar të Malit të Zi.

Gjatë seancës gjyqësore Ibrahimoviç mbajti qëndrim të heshtur, duke mos folur për eliminimin e një prej anëtarëve të dyshuar të klanit kriminal Skaljari, pjesë të cilit është dhe ai vet.

Edmond Mustafa u vra mëngjesin e së martës në 27 shkurt në Tivar, madje u ekzekutua në sy të motrës së tij. Dy ditë më vonë si autor i vrasjes u arrestua Dino ibrahimoviç, i identifikuar dhe nga dëshmitarët që ndodheshin në vendngjarje.

Të dy personat viktima dhe vrasësi dyshohen si pjesë e klanit kriminal Skaljari, një grup që ka kryer vrasje të shumta.

Së fundmi në mediat malazeze dyshohet se brenda klanit kanë filluar tradhtitë, bazuar kjo në vrasjen e disa kokave të rëndësishme, Mustafa së fundmi kishte folur për këtë në rrjetet sociale duke thënë se e di kush janë tradhtarët. Fakt që dyshohet se ka sjellë dhe ekzekutimin e tij.

Të fundit