Flash News

E-TJERA

‘El Classico’ i përket Realit, Barcelona humbet me rezultatin e thellë në shtëpi

‘El Classico’ i përket Realit, Barcelona humbet me rezultatin e
Barcelona-Real Madrid

Real Madrid ka aaritur të triumfojë në përballjen më të ndjekur futbollistike, atë të El Classico, kundrejt Barcelonës në stadiumin ‘Camp Nou’.

Los Blancos kaluan në avantazh që në minutën e 5-të të ndeshjes me një gol të Valverde, teksa Barça ndaloi festën e kryeqytetasve me një aksion të shpejtë Ansu Fati, i cili solli edhe golin e barazimit.

Në pjesën e dytë ishte kapiteni Sergio Ramos i cili çoi në 1-2 rezultatin, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Më tej ishte talenti Modriç që vulosi fitoren e madrilenëve me rezultatin e bindshëm 1-3.

Kujtojmë se Barcelona dhe Real Madrid vijnë ndryshe në këtë sezon, nga njëra anë katalanasit me një trajner të ri si Koeman dhe me rikthimin tek rezultatet pozitive, kurse madrilenët po hasin probleme, kjo e konfirmuar dhe nga humbja tronditëse në Champions League përballë Shakhtar Donetsk.

Të fundit