Flash News

E-TJERA

Çela: Kodi i Ri, produkt i inteligjencës artificiale, po kthehen nenet e diktaturës

Çela: Kodi i Ri, produkt i inteligjencës artificiale, po kthehen

Ish-drejtuesi lokal i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, komentoi debatet për Kodin e ri Penal, i cili prek dhe cenon lirinë e medias.

Çela deklaroi në një intervistë për Syri TV se ky kod i ri rikujton nenin famëkeq 55 të agjitacion-propagandës së diktaturës, ku ndalohej kritika, ironia apo fyerja ndaj udhëheqjes së kohës.

Sipas Çelës, projektligji përmban nene qesharake, duke akuzuar hartuesit për përdorimin e inteligjencës artificiale.

"Ky kod të kujton nenin 55 për agjitacion-propagandën ku të ndalohej të shaje, të fyeje, të përdorje ndonjë ironi ndaj udhëheqësve të asaj kohe, është aktualisht e njëjta gjë. Përtej qesharakezimit që ka shkaktuar në nene të caktuara ky projektligj, ky kod penal, ku në fakt ndoshta nuk është vendi për t’i përmendur por ka nene të caktuara që të shkaktojnë gaz edhe hare, tallje.

Me siguri është përdorur për të formuar një kod të ri penal, inteligjencë artificiale, sipas tërë gjithë ekspertëve të gjuhësisë apo të ligjit, por në bashkëpunim me këtë inteligjencë, janë përdorur edhe ekspertë por e quajmë kështu të cilet në fakt drejtojnë dhe institucione shumë të rëndësishme të prodhimit të juristëve të rinj siç është Magjistratura dhe siç është në këtë rast zoti Arben Rakipi, ish-prokuror dhe në fakt jurist i cili njihet për një dënim, që ka dënuar në 1991, personat që kanë rrëzuar bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Sot në vitin 2025 përpilon të njëjtin kod penal që nëse shan dikush apo përdor ndonjë lloj ironie ndaj qeverisë apo ndonjë personazhi po aq qesharak siç është presidenti më qesharak që kemi pasur, zoti Begaj në këtë rast do të përballet me dënim deri në 3 vite burg.

Unë jam i bindur që përtej vjedhjes së votave, përtej intimidimit, përtej shpopullimit, ata e dinë që vullnetin e lirë të shqiptarëve, nuk e kanë, nuk do e kenë, kanë vetëm mbështetjen klienteliste të një klike mafioze dhe saktësisht mafioze që ka degjeneruar Shqipërinë në një vend ku 1 milion shqiptarë kanë ikur për 10 vite", deklaroi Çela.

Të fundit