Flash News

E-TJERA

Çela kritika prokurorëve në Korçë: Hetimet për krime financiare të ulëta, zgjeroni burimet

Çela kritika prokurorëve në Korçë: Hetimet për

Prokuroi i Përgjithshëm, Olsian Çela gjatë një takimi me prokurorët e Korçës deklaroi se hetimi mbi krimin financiar në këtë rreth gjyqësor ka qenë i ulët.

Çela i kritikoi duke theksuar rëndësinë e mirëfunksionimit të seksioneve të krijuara për hetimin e krimit financiar, pastrimit të produkteve të veprës penale si dhe konfiskimin e aseteve me origjinë kriminale.

Më tej, kreu i akuzës u kërkoi prokurorëve të ruajnë pavarësinë, jashtë çdo ndikimi ndaj faktorëve të ndryshëm. Ai shtoi se duhet shfrytëzuar çdo burim informacioni e sidomos ai i medieve.

"Duhet të shfrytëzohet çdo informacion që lidhet me asetet kriminale. Nuk duhet neglizhuar informacioni i medias. Nuk mund të keni një rol pasiv dhe vetëm kështu mund të keni një rol cilësor. Nuk mund të lihet jashtë vëmendjes dhe informacioni që merret nga mediat.

Kjo qasje është thelbësore për sukses, pasi nuk mund të keni rol pasiv. Dua të trajtoj edhe dy tre probleme të tjera mjaft të rëndësishme. N

Prokuroria e Korçës ka qenë model.  Duhet të ë korrik është miratuar udhëzimi me drejtuesit. Ky udhëzim garanton atë që ligji ia ka dhënë prokurorëve, sepse kërkon të garantojë pavarësinë në vendimmarrje. Përmes instrumenteve, ne i kemi dhënë mundësinë çdo prokurori të mbrojë me fanatizëm pavarësinë e tij, ndërkohë që i kemi dhënë mundësinë drejtuesve që t’i përdorin.

Prokuroria e Korçës në këtë drejtim ka qenë model. Janë zbatuar rregullimet ligjore për këto marrëdhënie që janë mjaft delikate dhe kërkojnë vëmendje.ruani pavarësinë ndaj ndërhyrjes ndaj çdo faktori të jashtëm në punën tuaj.

Nëse do përmbushni detyrën tuaj me besnikëri ndaj ligjit, garancitë do të rrisin rezultatet dhe atë që na mungon, besimin e publikut. Nëse ne do arrijmë ta bëjmë këtë, puna juaj do vlerësohet maksimalisht. Reforma nuk përfundoi me krijimin e SPAK dhe as me zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme", tha ndër të tjera Çela.

Të fundit