Flash News

E-TJERA

Çela raporton në KLP: 2024 ishte vit i vështirë, kishim numër të ulët prokurorësh dhe fluks çështjesh

Çela raporton në KLP: 2024 ishte vit i vështirë, kishim

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela raportoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Çela u shpreh se 2024 ishte një vit jo i lehtë, sepse sipas tij, kishte ngarkesë të madhe çështjesh, por një numër të vogël prokurorësh.

“Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale”, tha ai.

Të fundit