Flash News

E-TJERA

Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Rreth 44 mijë procedime në 2020; qyteti me kriminalitetin më të lartë

Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Rreth 44 mijë procedime
Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar për nivelin e kriminalitetit në vend, në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Ai tha se qyteti i Gjirokastrës ka nivelin më të lartë, që u rrit me 15% gjatë 2020.

Çela deklaroi se gjatë vitit që lamë pas janë ndjekur rreth 44 mijë procedime, numri më i lartë i tyre është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës. Ai u shpreh se në 2020-ën janë pushuar 63.4% e çështjeve.

"Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020 Gjirokastra me kriminalitetin me të lartë. Gjatë 2020 u rrit kriminaliteti me 15% në Gjirokastër. Në 2020 janë pushuar 63.4% e çështjeve.

Kjo rënie mbetet të jetë pjesë e një analize në 2021. Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie. Pothuaj në nivelet e një viti më parë. Gjykata ka refuzuar në 45 raste, pothuajse e njëjtë një vit më parë. Gjatë 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9 mijë e 4 çështje, ulje në krahasim me 2019″, tha Çela.

Ky i fundit shtoi se institucioni që drejton gjatë vitit 2020, ka patur prioritet luftën kundër pastrimit të parave. Gjithashtu u shpreh se synim ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.

Të fundit