Flash News

E-TJERA

Elbasan, 13 persona në pranga për mashtrim në bursat fiktive, në kërkim administratori i call center-it

Elbasan, 13 persona në pranga për mashtrim në bursat fiktive,

Policia ka arrestuar 13 persona dhe ka proceduar penalisht 5 të tjerë në Elbasan, të akuzuar për mashtrim me investime në bursa fiktive.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, duke u prezantuar si agjentë shitjesh dhe i bindnin ata të investonin në platformën mashtruese Forex.

Në kërkim është shpallur administratori i subjektit call center, Gëzim Demollari, i cili akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Operacioni “Fictitious”

Operacioni policor i koduar “Fictitious” u zhvillua nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të këtij operacioni, në pranga kanë rënë:

E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç.
Ndërsa janë proceduar penalisht: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T.

Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, që shërbenin për kryerjen e mashtrimit kompjuterik.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e mashtrimit.

Të fundit