Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Falimentuan qëllimisht 7 fasoneri për të shmangur tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie, 3 në burg

Elbasan/ Falimentuan qëllimisht 7 fasoneri për të shmangur

Policia ka ekzekutuar 4 masa sigurie të dhëna nga Gjykata e Elbasanit për 4 persona të cilët çuan drejt falimentit 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Konkretisht, është dhënë masa arrest me burg për A. K., 40 vjeç, shtetasin italian G. L., 60 vjeç, dhe shtetasen Z. K., 27 vjeçe. Masa arrest në shtëpi është dhënë për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste.

Sipas hetimeve, dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Gjithashtu, vihet sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.

“Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:

-caktimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", për:

shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;

shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;

shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Falimentimi i provokuar", "Mashtrimi", "Shpërdorimi i kompetencave" dhe “Fshehja e të ardhurave";

-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit