Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Gjendet i djegur brenda banesës një person

Elbasan/ Gjendet i djegur brenda banesës një person

Një person është gjetur plotësisht i djegur brenda banesës së tij, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Ambienti ishte përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person të seksit mashkull në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma.

Të fundit