Flash News

E-TJERA

Elbasan / Grabitësit vjedhin motorrin, por i le në mes të rrugës se i mbaron karburanti

Elbasan / Grabitësit vjedhin motorrin, por i le në mes të

Dy grabitje brenda një ore janë regjistruar natën e kaluar në qytetin e Elbasanit.

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një banesë në lagjen ‘Vullnetari’. Mësohet se grabitësit kanë mundur që të marrin sendet me vlerë në banesë, ndërsa vjedhja është denoncuar në polici.

Grabitja tjetër është regjistruar në njësinë administrative ‘Tregan’. Dy persona kanë hyrë në banesën e një banori në këtë zonë dhe kanë vjedhur materiale ndërtimi. Gjithashtu mësohet se grabitësit kanë marrë edhe një motor të cilin janë detyruar ta braktisnin pak metra larg banesës.

Motorri i ka lënë në rrugë grabitësit, pasi i mbaroi karburant. Pronari i motorrit e ka gjetur mjetin e braktisur në rrugë, ndërsa ka njoftuar policinë.

Të fundit